Portali Pyet Shtetin

Portali “Pyet Shtetin” është një platform online, e cila ka për qëllim të ndihmojë qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit për të patur një akses më të madh dhe për të gjetur më me lehtësi informacionin me karakter publik. Portali synon të nxisë transparencën e autoriteteve publike ndaj qytetarëve duke përmbledhur në një faqe unike të gjithë informacionet publike të hartuara nga ana e tyre. Një tjetër funksion i portalit “Pyet Shtetin” është lehtësimi i procedurës së dërgimit të kërkesave për informim ndaj çdo autoriteti publik përgjegjës si dhe të ankesave në rast refuzimit të informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Përmes shfrytëzimit të këtij portali, çdo qytetar apo/dhe çdo grup interesi mund të dërgojë në mënyrë të thjeshtë elektronike kërkesat për informacion apo ankesat në rast refuzimi.

Portali “Pyet Shtetin” është një iniciativë e përbashkët e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros.

Më shumë

    Kërko asistencë


© Copyright 2015, All Right Reserved
Portali Pyet Shtetin është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
Mundësuar nga DM Consulting
[responsive-menu menu="menu"]