Rast suksesi

Institucionet shtetërore detyrohen të publikojnë statistika mbi numrin e përgjimeve proceduriale

Qendra Res Publica i kërkon Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme një informacion publik lidhur me numrin e personave të përgjuar gjatë vitit 2014. Këto institucione ia refuzuan dhënien e këtij informacioni me argumentimin se informacioni i kërkuar është i klasifikuar “sekret shtetëror”. Mbas ankimit të Qendrës pranë zyrës së Komisionerit, ky i fundit vendosi të urdhërojë të tre institucionet e mësipërme të nisnin procedurën e rishikimit të klasifikimit të dokumentacionit në përputhje me ligjin “Për të drejtën e informimit”. Prokuroria e Përgjithshme pas rishikimit të dokumentacionit, vë për herë të parë në dispozicion të publikut statistika lidhur me përgjimet proceduriale, ndërsa statistikat për përgjimet parandaluese mbeten ende informacion i klasifikuar.

Më shumë

    Kërko asistencë


© Copyright 2015, All Right Reserved
Portali Pyet Shtetin është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
Mundësuar nga DM Consulting
[responsive-menu menu="menu"]