Pyetje të shpeshta
Cilat janë kompetencat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ?
Në fushën e së drejtës së informimit, Komisioneri ushtron këto kompetenca:
- a) shqyrton kërkesat e qytetarëve, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre;
- b) shqyrton ankesat e qytetarëve në lidhje me Programet e Transparencës të autoriteteve publike;
- c) kryen hetime të nevojshme administrative;
ç) ka akses në informacionin dhe dokumentet, objekt ankimi, duke përfshirë dhe informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror”;
- d) vendos sanksione administrative sipas parashikimeve ligjore;
- dh) nxit parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit;
- e) monitoron zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit”;
ë) kryen sondazhe në lidhje me çështje të ndryshme;
- f) bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e Programeve të Transparencës;
- g) me kërkesë të gjykatës që shqyrton çështjen, parashtron mendim me shkrim për çfarëdolloj çështje që lidhet me këtë të drejtë.