Publikime

Kompetencat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhenave Personale

Në fushën e së drejtës së informimit, Komisioneri ushtron këto kompetenca:

– shqyrton kërkesat e qytetarëve, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre;
– shqyrton ankesat e qytetarëve në lidhje me Programet e Transparencës të autoriteteve publike;
– kryen hetime të nevojshme administrative;
– ka akses në informacionin dhe dokumentet, objekt ankimi, duke përfshirë dhe informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror”;
– vendos sanksione administrative sipas parashikimeve ligjore;
– nxit parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit;
– monitoron zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit”;
– kryen sondazhe në lidhje me çështje të ndryshme;
– bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e Programeve të Transparencës;
– me kërkesë të gjykatës që shqyrton çështjen, parashtron mendim me shkrim për çfarëdolloj çështje që lidhet me këtë të drejtë.

Më shumë

    Kërko asistencë


© Copyright 2015, All Right Reserved
Portali Pyet Shtetin është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
Mundësuar nga DM Consulting
[responsive-menu menu="menu"]