Ku te marrim Informacion
Kjo rubrikë synon të ndihmojë çdo qytetar apo subjekt të interesuar për identifikimin e institucioneve ndaj të cilëve mund të bëhen kërkesa për informim si dhe të koordinatorëve të së drejtës së informimit të caktuar në secilin institucion, duke publikuar kontaktet e tyre. Gjithashtu, kjo rubrikë ofron mundësinë e aksesimit drejtpërdrejtë nga ky portal të programeve të transparencës të hartuara nga secili institucion publik. Përmbledhja e të gjithë këtyre të dhënave në një portal të vetëm unik lehtëson kërkimin dhe analizimin e tyre nga çdo subjekt i interesuar.