Rast Suksesi
Vendimi I komisionerit per transpernce ne mbrojtje te pasurise publike.
Një qytetar i kërkon Avokaturës së Shtetit informacion lidhur me:
- kompanitë private që janë në arbitrazh ndërkombëtar për shkak të zgjidhjes së kontratave me shtetin shqiptar;
- cilat nga këto kompani kanë fituar gjyqin në arbitrazh;
- sa është dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit.
Avokatura e Shtetit refuzoi dhënien e këtij informacioni me argumentimin se informacioni i kërkuar cënon barazinë e palëve në një process gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor. Mbas ankimit të qytetarit pranë Zyrës së Komisionerit, ky i fundit vendosi të urdhërojë Avokaturën e Shtetit të vërë në dispozicion të qytetarit informacionin e kërkuar.
Për të lexuar të plotë Vendimin e Komisionerit klikoni këtu http://www.idp.al/wp-content/uploads/2018/02/Vendim_nr_07-Avokatura_e_Shtetit.pdf