Rast Suksesi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) i kërkon Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) informacion statistikor mbi procesin e vetingut.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) i kërkon Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) informacion statistikor lidhur me:

  • numrin e personave subjekt të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë plotësuar jo saktë formularin e kontrollit të figurës;
  • si është vepruar në këto raste;
  • numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë konstatuar se kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar;
  • nëse janë konstatuar rrethana lehtësuese që janë marrë parasysh nga DSIK për kontaktet e papërshtatshme;
  • numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët janë konstatuar kontakte të papërshtatshme por që është vlerësuar nga ana e DSIK-së të përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

DSIK refuzoi dhënien e këtij informacioni me argumentimin se informacioni i kërkuar përmbante të dhëna sensitive dhe se janë të klasifikuara si sekret shtetëror. Mbas ankimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit pranë Zyrës së Komisionerit, ky i fundit vendosi të urdhërojë DSIK ti vërë në dispozicion të KSHH informacionin e kërkuar.

Për të lexuar të plotë Vendimin e Komisionerit klikoni këtu http://www.idp.al/wp-content/uploads/2018/02/Vendim_nr_04-DSIK.pdf

Më shumë

    Kërko asistencë


© Copyright 2015, All Right Reserved
Portali Pyet Shtetin është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
Mundësuar nga DM Consulting
[responsive-menu menu="menu"]