Rast Suksesi

Vendimi i Komisionerit per transparence proaktive ne procesin e vetingut.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) i kërkon Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit te Interesave (ILDKPKI) informacion statistikor lidhur me:

  • numrin e personave subjekt të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët ILDKPKI ka përfunduar procesin e kontrollit të deklarimit të pasurive;
  • numrin e gjytarëve/prokurorëve të cilët pas kontrollit kanë rezultuar kanë dekaruar në mënyrë të saktë dhe në përputhje me ligjin; numrin e subjekteve që kanë pasur mungesë të burimeve financiare të ligjshme;
  • numrin e gjytarëve/prokurorëve që kanë kryer fshehje të pasurisë.

ILDKPKI refuzoi dhënien e këtij informacioni me argumentimin se informacioni i kërkuar nuk mbahej në formën e kërkuar dhe se për këtë arsye ishte informacion i ri i krijuar. Mbas ankimit të KSHH pranë Zyrës së Komisionerit, ky i fundit vendosi të urdhërojë ILDKPKI ti vërë në dispozicion të KSHH informacionin e kërkuar.

Për të lexuar të plotë Vendimin e Komisionerit klikoni këtu http://www.idp.al/wp-content/uploads/2018/02/Vendim_nr_05-ILDKPKI.pdf

Më shumë

    Kërko asistencë


© Copyright 2015, All Right Reserved
Portali Pyet Shtetin është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
Mundësuar nga DM Consulting
[responsive-menu menu="menu"]