Rreth nesh

Portali “PyetShtetin.al” është një iniciativë e përbashkët e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros.

Ky portal synon t’i vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve për të gjetur me lehtësi informacione me karakter publik të hartuara nga të gjithë autoritetet publike në zbatim të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Ky i fundit detyron të gjithë autoritetet shtetërore të bëjnë publike dhe të vënë në dispozicion të qytetarëve (në mënyrë proaktive pa kërkesë ose me kërkesë të qytetarëve/subjekteve të interesuar) çdo të dhënë, informacion të hartuar apo të mbajtur prej tyre gjatë ushtrimit të funksioneve publike. Për më shumë informacion mbi përmbajtjen e ligjit, mund të klikoni këtu.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është institucioni përgjegjës për monitorimin e zbatimit në praktikë të ligjit “Për të drejtën e informimit” nga ana e autoriteteve publike. Komisioneri nxit parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. Ndër të tjera, Komisioneri gjithashtu ka të drejtë të shqyrtojë dhe të vendosë në lidhje me ankimet kundra autoriteteve publike në rast të refuzimit të kërkesave për informacion. Më shumë informacion lidhur me këtë institucion dhe kompetencat e tij në këtë fushë, ju mund të lexoni duke klikuar në linkun http://idp.al/index.php/sq/

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros është një organizatë jofitimprurëse e cila ka për mision të saj ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe tolerante, institucionet shtetërore të së cilës janë të përgjegjshme dhe të hapura për pjesëmarrjen e qenësishme të të gjithë qytetarëve në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të vendit. Fondacioni Soros, si një ndër nismëtarët kryesor të shoqërisë civile për rishikimin e rregjimit të mëparshëm të së drejtës së informimit dhe hartimin e ligjit ekzistues, ka mbështetur nisma që synojnë zbatimin më të mirë të këtij kuadri ligjor, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse. Për më shumë informacion lidhur me veprimtarinë e Fondacionit në këtë fushë mund të lexoni në linkun www.osfa.al

Më shumë

    Kërko asistencë


© Copyright 2015, All Right Reserved
Portali Pyet Shtetin është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros
Mundësuar nga DM Consulting
[responsive-menu menu="menu"]